Cakolli: Mundësitë reale për mbajtjen e zgjedhjeve po zbehen - NACIONALE

Cakolli: Mundësitë reale për mbajtjen e zgjedhjeve po zbehen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri, ku KQZ-ja nuk ka mundur t'i dërgojë trupat menaxhuese të zgjedhjeve nëpër objektet përkatëse të KKZ-ve.

Ai ka thënë se edhe forcat speciale policore po dështojnë të ofrojnë siguri në këtë drejtim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këto kushte mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve në atë pjesë po zbehen.

Sipas tij, votimi nuk mund të jetë i lirë kur në qendra të votimit ka më shumë policë se votues.

Një prej parimeve kyçe ndërkombëtare mbi zgjedhjet është votimi i lirë. E votimi s'mund të jetë i lirë kur ka më shumë policë të angazhuar sesa votues nëpër qendra të votimit. KQZ-ja nuk po arrin që t'i dërgojë trupat menaxhuese të zgjedhjeve as nëpër objektet përkatëse të KKZ-ve në komunat veriore. Madje, edhe forcat speciale policore po dështojnë në këtë drejtim. Bazuar në këtë situatë, si mund të presim që KQZ-ja do të arrijë t'i hapë shkollat dhe qendrat tjera të votimit në ditën e zgjedhjeve? Si do të garantohet siguria e komisionerëve, sidomos nëpër zona të largëta në veri? Si do t'u mundësohet qytetarëve votimi pa presione? Si do të garantohet integriteti i rezultateve?”, ka shkruara ai.

Ai ka thënë se në këtë proces institucionet tjera nuk mund ta lënë vetëm KQZ-në.

Ka shumë pyetje të tilla, të cilave është dashur t'u ofrohen përgjigje, para se Presidentja t'i shpallë zgjedhjet. Tash, hapësira e veprimit për KQZ-në vetëm po ngushtohet, e mundësitë reale për mbajtjen e zgjedhjeve po zbehen. Institucionet qendrore nuk guxojnë të jenë indiferente ndaj situatës në terren. Tentimi për t'ia lënë KQZ-së përgjegjësinë për gjithçka atje është i gabuar. Fundja, edhe KQZ-ja e ka të lehtë vendimmarrjen nga Prishtina. Por, çka me ata në veri se?!”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të ngjashme