Cakolli i DnV-së beson se VV-ja po llogarit në zgjedhje parlamentare të njëkohshme me ato lokale - NACIONALE

Cakolli i DnV-së beson se VV-ja po llogarit në zgjedhje parlamentare të njëkohshme me ato lokale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim sheh që Lëvizja Vetëvendosje po përllagorit për zgjedhje të reja parlamentare të njëkohshme me ato lokale gjatë kësaj vjeshte.

Kjo, sipas tij, duke e ditur performancën jo të nivelin nacional që Vetëvendosje ka në ato lokale.

“Fatkeqësisht, në bazë të disponimit të deritanishëm të partive politike, duket shumë lehtë që mund të arrijmë në skenarin që zvarritet formimi i institucioneve, kjo është në favor sidomos të VV-së, që mendoj se po kalkulon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale, duke ditur se rezultatet e saj në zgjedhje lokale janë shumë më të dobëta. Ndërsa, mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë”, ka vlerësuar ai për BlicInterview.

“Unë besoj se me një trend të tillë të numërimit të votave, nuk pres që të kemi rezultate përfundimtare nga ana e KQZ-së për 3-4 javë. Mund të ndodhë që nga mesi i marsit ose fundi të kemi rezultate të certifikuara. Do të ishte ironi që të kemi rezultatet me 1 Prill, Ditën e Gënjeshtrave”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme