Cakolli: Dorëheqjet morale tregojnë që ende ka persona të ndërgjegjshëm - NACIONALE

Cakolli: Dorëheqjet morale tregojnë që ende ka persona të ndërgjegjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka lavdëruar Samedin Mehmeti, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dorëheqjet morale të bartësve të institucioneve në Kosovë tregojnë që në këtë vend ende ka persona të ndërgjegjshëm.

Edhe pse të rralla, rastet e dorëheqjeve morale të bartësve të institucioneve në Kosovë tregojnë që në këtë vend ende ka persona të ndërgjegjshëm e me integritet. Dorëheqja e Drejtorit të Policisë duhet të jetë vetëm hapi i parë drejt një ndryshimi radikal në qasjen tonë ndaj këtij problemi. Ndryshe, nëse rastet e dhunimeve (seksuale) ndaj vajzave e grave vazhdojnë të mos trajtohen seriozisht, s'do të ketë efekt edhe sikur drejtorët e përgjithshëm të Policisë të ndërrohen çdo javë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme