"Buzëqeshje e lehtë fitimtari": Buzhala zbërthen qetësinë ‘e frikshme’ të ish-Presidentit Thaçi në Hagë - NACIONALE

"Buzëqeshje e lehtë fitimtari": Buzhala zbërthen qetësinë ‘e frikshme’ të ish-Presidentit Thaçi në Hagë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Në një ditë jo të lehtë për Kosovën nga kërkesa e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala, ka sjellë një këndvështrim krejt tjetër, duke u fokusuar te forca e heshtur e imazhit.

Përmes një analize të një fotografie të ish-Presidentit Hashim Thaçi në sallën e gjyqit, Buzhala shkruan se përtej akuzave dhe viteve të kërkuara nga prokuroria, portreti i Thaçit rrezaton përmbushje dhe jo frikë.

Buzhala e përshkruan Thaçin jo si një të pandehur të zakonshëm, por si arkitektin e një realiteti të ri ballkanik. Sipas tij, qetësia në fytyrën e ish-presidentit buron nga vetëdija e një misioni të kryer: realizimi i ëndrrës shekullore për çlirimin e Kosovës, duke sfiduar makineri të tëra propagande dhe diplomacie armike.

Shkrimi:

Gjithe diten sot e kam pas neper mendje kete foto. Brenda kesaj foto kam lexu gjithcka. Nje burre te qete dhe te permbushun.

Nje burre qe kur ishte djale, me zgjuaresi dhe guxim, e arriti synimin dhe andrren qindravjeçare te mbare popullit shqiptar:

clirimin e vendit permes luftes dhe diplomacise. I sfidoi, bashke me shoket e tij, ato 200 vjet universitet te Beogradit dhe Moskes.

Jeta e tij prej vitit 1989 - 2008 eshte jeta e nje populli dhe historia e nje kontinenti, prandaj ne kete foto ti mundesh me pa nje buzeqeshje te lehte te nje fitimtari.

Prokuroria nuk i ka kerku ato 180 vjet burg per Hashen me shoke, por i ka kerku per ne. Ky e ka jetu jeten e vet.

Ne kete foto nuk po shoh as frike, as pasiguri, e as pendim. Po shoh qetesi, pothuajse te frikshme. Qetesi te perzier me perbuzje. Perbuzje per ate trup gjykues dhe per ne.

Todo Pasa Jefe

Lajme të ngjashme