Buzhala tregon shifra të frikshme për blerje të energjisë: Sot Kosova i shpenzon 2.5 milionë euro në ditë, rreth 70 milionë në muaj
Gazetari Berat Buzhala ka treguar se sa prodhon sot Kosova energji elektrike dhe sa pritet të konsumojë.
Ai ka bërë me dije se gjatë ditës se sotme Kosova pritet të konsumojë 32,160 MWh, kurse prodhimi është veç 16,728 MWh.
Në profilin e tij në “Facebook”, Buzhala ka shkruar se për t`i plotësuar nevojat e konsumit Kosova sot duhet të blejë 2,5 milionë euro në ditë.
“Kosova pritet te konsumoj sot 32,160 MWh, kurse prodhimi eshte veç 16,728 MWh. Pra duhmi me ble 15,432 MWh qe me cmim nga bursa Alpex per diten e sotme eshte 163 Euro per MWh. I bjen qe sot Kosova i shpenzon 2.5 milione euro ne dite. Rreth 70 milion ne muje”, ka shkruar ai.
Megjithë këtë blerja, ka thënë ai, një pjesë e Kosovë prapë mbetet në terr.
Sipas tij, këtyre shpenzimeve iu gëzohen vetëm ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, i cili dyshohet për dallavere me blerje te energjisë, dhe kryeministri Albin Kurti.
“Perveccc kesaj gjysa e Kosoves ne terr. Perveccc kesaj krejt po paguni gati dyfish faturat, per qaq rryme sa po shpenzoni. I vetmi njeri i lumtur duhet me kane Martini dhe shefi i tij politik, Albini. Urime Kosove”, ka shkruar Buzhala.