Buzhala shkon në xhami me hoxhë Mazllamin: Mundemi me u bashku te gjuha e te kombi
Gazetari Berat Buzhala është takuar me hoxhën e shumëpërfolur ditëve të fundit Mazllam Mazllamin, ku qysh në momentet e para duket se është përballur edhe me kritikat e para nga ana e hoxhës.
Përmes një video të shkurtër të publikuar, Buzhala njofton për një intervistë që do ta realizojë në xhami me hoxhën, me të cilin ka pasur edhe “disa polemika”.
“Hiç s’ju pritoj debateve, hiç s’ju pritoj polemikave. Kam merak me kundërshtarët më të ashpër që i konesideroj, me shku edhe me bisedu me ta n’konak tyne,”- shprehet Buzhala, ndërsa më tej shton se xhaminë e konsideron shtëpi të lutjeve.
“Xhaminë e konsideroj shpi të lutjeve, shqiptarët myslimanë, katolikë e ortodoksë i konsideroj vllazën, ndërsa identitet të përbashkët e konsideroj gjuhën dhe etninë. Religjioni të unë është subidentitet,”- shton më tej ai.
Tutje, ndërsa njofton për intervistën me hoxhën që do të publikohet të martën në Nacionale, Buzhala thotë se të gjithë mund të bashkohemi te gjuha e te kombi.
“Mendoj që mundemi me u bashku të gjuha e të kombi,”- ka thënë Buzhala