Buzhala e Mushkolaj shikuan bashkë intervistën e Kurtit, s`munguan as talljet: “Baba, për qeta asht” - NACIONALE

Buzhala e Mushkolaj shikuan bashkë intervistën e Kurtit, s`munguan as talljet: “Baba, për qeta asht”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj dhe gazetari Berat Buzhala kanë shikuar bashkë intervistën e kryeministrit Albin Kurti në TV Dukagjin. Ata ishin mysafir të gazetarit Vullnet Krasniqi në gazetën Nacionale.

Atmosfera ishte në nivel edhe para nisjes se intervistës. Për ta ëmbëlsuar edhe më shumë përcjelljen e intervistës, Vullneti me vullnet iu servoi edhe hurma.

Mysafirët u ndan tejet te kënaqur me shërbimin.

E gjithë kjo ishte përgatitur për të shikuar intervistën e rrallë të Kryeministrit Albin Kurti në emisionin “Debat Plus”.

Pas nisjes se intervistës, ata komentuar çdo deklaratë të kryeministrit.

Pothuajse pas secilës fjali a përgjigje të Kurtit, plasnin të qeshurat në studio.

Sipas Mushkolajt, Kurti ndjehej shumë i shqetësuar kur përmendej e kaluara.

“Armiku më i madh i Albinit, janë arikvat, definitivisht.”, ka thënë Mushkolaj.

Gjithashtu folën edhe për “frikën” e politikanëve të pozitës e opozitës, të cilët hezitojnë të zhvillojnë debate me analistë në studio.

“Imer unë kish ardh me ty, nëse kisha qenë kryeministër”, i tha Buzhala analistit Mushkolaj.

Sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes në Ohër nga Kurti, Mushkolaj tha se nëse do ta kishe nënshkruar dikush tjetër, Kurti do të protestonte shumë ashpër.

“Kish thanë, vetëmenaxhimi është autonomi territoriale, kjo është kështu, kjo kështu”, është shprehur Mushkolaj.

Kur gjatë intervistës Kurti tha se “nëse e lexoni marrëveshjen bazë, ju e shihni njohjen de fakto”, në studio plasën të qeshurat.

Këtu nuk munguan as batuta e Buzhalës ndaj analistit Mushkolaj, i cili nuk ka shumë flok.

“De fakto ka flokë, de juro nuk ka”, është shprehur Buzhala.

Videoja e plotë e gallatës së madhe:

Lajme të ngjashme