Buzhala e komenton “gjunjëzimin” e mërgimtarit para Hotit: Hyxhym me ia puthë këmbët
Sot në gjykatë ndodhi një ngjarje interesante. Në gjykatë u përballën mërgimtari që e kërcënoi Avdullah Hotin, deputet i LDK-së, të cilin e kishte kërcënuar me prerje me kosë.
Në gjykatë, mërgimtari i kërkoi falje Hotit, të cilin gjest e ka komentuar me një video edhe Berat Buzhala, gazetar i Nacionales.
Ai ka shkruar në mbishkrimin e videos se në “në Facebook me kosë në qafën e Avdullah Hotit, në Gjykatë hyxhym me ia puthë këmbët”.
“Në Bon jeton, në mirëqenie me familjen e tij, bëhet pjesë e lukunisë së njerëzve me kërcënu një ish-kryeministër” – tha Buzhala.