Buxheti nesër në rend dite, PDK-ja njofton se nuk do ta votojë - NACIONALE

Buxheti nesër në rend dite, PDK-ja njofton se nuk do ta votojë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se nuk do ta votojë buxhetin, i cili pritet të hidhet në shqyrtim të dytë gjatë ditës së premte, nga ora 11:00.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku te DPT Fidani ka thënë fillimisht se asnjëra nga amandamentet e propozuara nga kjo parti për buxhetin e vitit 2026, nuk kanë kaluar në komisionet parlamentare.

Kështu, ajo tha se i njëjti nuk do të votohet.

“Është një buxhet pa asnjë lloj ambicie. Partia Demokratike e Kosovës nuk e voton” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme