Burri rrahet nga gruaja dhe vjehrri në Lipjan
Një burrë nga Lipjani ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga gruaja dhe vjehrri i tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Nuk ka të arrestuar dhe se rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan 22.04.2023-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i bashkëshortes së tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullte.
