Burri ther me thikë gruan e tij dhe më pas veten në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se kishte sulmuar me thikë gruan e tij dhe pastaj veten.
Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Vushtrrisë.
Viktima dhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor në Vushtrri pastaj janë dërguar në QKUK.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, në vend të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar thika.
I dyshuari pas trajtimit mjekësor dërgohet në mbajtje.
Rasti është inicuar si “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.