Burri nga burgu e kërcënon ish-gruan nëpërmjet telefonit
Një rast i kërcënimit është raportuar nga Policia e Kosovës.
Një grua ka raportuar në Polici se është kërcënuar nga ish-bashkëshorti që gjendet në vuajtje të dënimit.
Rasti është në procedurë hetimore, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.