Burri e rrah me shkop druri gruan e tij në Deçan, arrestohet nga policia
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka sulmuar me shkop druri gruan e tij në Deçan.
Raporti thotë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Deçan 19.06.2024, 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht me një shkop druri bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.