Burimet e REL-it: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion
Radio Evropa e Lirë (REL) ka shkruar një artikull në lidhje me sanksionet e mundshme ndaj Kosovës pas përplasjeve me aleatët e saj (ShBA e BE). Duke u thirur në burimet e saj, REL shkruan se pezullimi i liberalizimit të vizave nuk është opsion si masë ndëshkuese për Kosovën.
“Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën - që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit - nuk është opsion.” – shkruan REL.
Megjithatë, REL shkruan se BE-ja po shqyrton mundësitë e marrjes së masave ndaj Kosovës, nëse nuk shtensionohet situata në veri.