“Burg Brother Vip”, fillon protesta e opozitës në Shqipëri
Me intonimin e himnit kombëtar ka filluar protesta e opozitës në Shqipëria.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur mjera shqiptarë për të kundërshtuar Qeverinë Rama.
Pjese e kësaj proteste është edhe lideri i PD-së, Sali Berisha.
“Burg Brother Vip” është parulla kryesore e protestës.
Kurse, Policia shqiptare ka bërë të gjitha përgatitjet për të evituar çdo incident në protestën e sotme të opozitës.
Tashmë policia ka vendosur edhe kordonin rreth Kryeministrisë, i cili ka për qëllim mbrojtjen e ndërtesës nga protestuesit.
Sipas mediave shqiptare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur rreth 1500 efektivë të policisë.
kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se kjo protesta do të jetë e madhe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e gjithë Shqipëria po marshon drejt Tiranës.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik”, ka shkruar Berisha.