Bulliqi: Kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet - NACIONALE

Bulliqi: Kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se kanë ngritur Komisionin për Vlerësimi për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Bulliqi ka njoftuar se në komunën e tij dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj.

“Sot kam vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës. Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj. Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara. Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë.” – ka shkruar Bulliqi.

Lajme të ngjashme