Brutaliteti i Spanjës, as pas 1 janarit s'i pranon pasaportat e Kosovës - NACIONALE

Brutaliteti i Spanjës, as pas 1 janarit s'i pranon pasaportat e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spanja do të vazhdojë ta konsiderojë Kosovën veçse si “një territor me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie” duke mos ia njohur as edhe liberalizimin e vizave për shkak të mosnjohjes së pasaportave të Kosovës. Më 1 janar me t’u hequr regjimi i vizat për kosovarët në Zonën Schengen e njëjta nuk do të vlejë edhe për në Spanjë.

Kështu ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper, e cila liberalizimin aq të pritur të kosovarëve tha se do ta pres një refuzim: Spanja.

“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre”, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe nga katër shtetet tjera mosnjohëse brenda unionin që ndonëse nuk e njohin shtetësinë kosovare së paku pranojnë dokumentet, Spanja vazhdon të jetë e ngurtë në qëndrimin e saj.

Përfundimisht Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile heqjes së regjimit të vizave për kosovarët, ku që nga 1 janari të gjithë bartësit e pasaportave kosovare do të mund të udhëtojnë lirshëm (për 90 ditë) brenda Zonës Schengen.

Lajme të ngjashme