‘Britma. Nuk vi me ça dërrasa. Ti e ke tradhtu VV-në’ Çka ndodhi te Komisioni i rezervave?
Me replika të ashpra në mes të deptutetit të Vetëvendosjes, Driton Hysenit të dhe deputetes së LDK-së, znj. Doarsa Kica Xhelili, ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin me rezervat shtetërore. Hyseni për t’i ikur temës, i kërkon llogari Kica Xhelilit pse ka kaluar në LDK, kurse Xhelili i tha se ‘pa Vjosa Osmanin dhe Guxo, VV nuk do ta merrte kurrë rezultatin që e mori më 14 shkurt’.
Ishte deputeti Driton Hyseni ai që kur mori fjalën, pati disa kritika për anëtarët e Komisionit dhe kryetarin Rashit Qalaj.
Tutje, debati u shndërrua në debat personal, kur deputeti i Vetëvendosjes ia përmendi me gjuhë skandaloze deputetes Kica Xhelili, kalimin e saj në LDK.
Nacionale transkripton një pjesë të deklaratave/replikave më interesante në mes të Hysenit dhe Kica – Xhelilit:
Driton Hyseni: Për cdo rast kur dikush nga anëtarët e këtij Komisioni ka një propozim në tavolinë, mund të propozohet dhe të ecet tutje.
Në mbledhjen e kaluar unë jam privuar nga kjo e drejtë, madje jam privuar edhe nga e drejta e fjalës kur në fund të mbledhjes e kërkoja, të jap argumentet e mia nga konstatimet që jepnin këto koleget e LDK-së, sidomos deputetja Kica Xhelili, por m’u pamundësua sepse pajisjet që kishim në dispozicion shfrytëzoheshin nga tre persona këtu.
Nuk jam idhtar që kur çështjet parimore që duhet të trajtojmë sic janë propozimet e deputetëvre dhe duhet t’i vendosim në votim, ato injorohen nga ana juaj, ku ju edhe gjestikulacione reagoni se nuk mund të hudhet një propozim i deputetit në votim.
Kjo nuk ka sens. Edhe nëse është propozimi më i gabuar nuk mund ta shkelni kështu në formë arbitrare dhe sipas dëshirave tuaja.
E dini që ne përfaqësojmë votat e qytetarëve dhe e dini që rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta ndryshojmë në Komisione parlamentare.
E kuptojmë edhe sikletin e deputetëve që ushtrojnë mandate të vjedhura nga forcat që kanë garuar.
I kuptojmë hallet e tyre, edhe britmat edhe nervozat.
Por konsideroj që është e nevojshme ta sqarojmë një gjë. Para se me bë një kërkesë te Ministria, kam kërkuar që ta konsultojmë edhe ligjin për dokumentacionin e klasifikuar.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili, mendon se kjo është strategji e deputetëve të pushtetit, për ta ‘përbishtënuar’ punën e Komisionit për rezerva shtetërore.
Doarsa Kica Xhelili: Digresion nga tema, mund të bëjmë sat ë duam. Nëse mblidhemi të flasim për një Komision parlamentar, është gjithmonë arsyeja pse nuk flasim për këtë Komision.
Këtë çështjen e votave, një gjë duhet ta keni parasysh, pa Vjosa Osmanin, pa Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë nuk do të mund ta shihnit 50 %.
Fatkeqësia është që një pjesë e madhe e deputetëve tuaj, publikisht dhe privatisht, nuk i referohen asaj vote që ka qenë si diçka substanciale, përkundrazi kur e diskutojnë atë fushatë pak e hiç e përmendin Listën në vetvete e më shumë vetëm Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Ne jemi të djathtë, Lista ka qenë e djathtë, në çdo concept të mundshëm, ka qenë për sundim të ligjit, në çdo concept të mundshëm.
Po të isha e majtë do të isha në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kategoriikisht kam qenë kundër politikave të majta dhe kam sabotuar dhe kam pasë rezistencë të brendshme të skajshme Brenda Komisioneve.
E djathtë kam mbetë dhe për sundim të ligjit vazhdoj me mbetë.
Çdo reform që ka qenë në të mirë të vendit, e kam mbështetë.
Votuesit e mi me të cilët kam komuniku, sot vijnë me mu nëpër terren. Ata janë me mu. Nuk të takon as ty as mu me diskutu. Vijnë zgjedhjet e ardhshme dhe marrim vesh.
Qëndrimi im ka qenë i djathtë, i qëndroj pas.
Pse rrugës dikush tjetër i ka ndryshu ato qëndrime dhe mbetet Brenda një grupacioni, me një këmbë jashtë me një Brenda, për dallim nga disa të tjerë që rrinë aty, me një këmbë jashtë e mjë Brenda.
Unë dal jashtë. Ky është dallimi esencial”, tha ajo.
Driton Hyseni: Një votë qe e ke marrë për ndryshimin në Kosovë. Më 2021 a e ke ditë ku i ka zyret LDK. Pse nuk ke shku atje me mbushë aplikacionin edhe me garu për deputete me LDK.
Lista Guxo sot është bashkë me Vetëvendosjen, vetëm ju jeni ajo që keni braktisur Listën Guxo dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Mandatin që e ke marrë përmes Vetvëendosjes e ke tradhtu.
Doarsa Kica Xhelili: Ky komision nuk është për mu, sa herë po vijmë në këtë Komision po e kthejnë këtë tematikë.
Në çdo mbledhje që vijnë merren me mua dhe unë duhet të rri këtu dhe t’i dëgjoj.
Kryetar të lutem merru me ta, se nuk po vi me ça dërrasa unë këtu gjithë./Nacionale/