Britania ia uron Krishtlindjet Ukrainës, Russia Today kundërpërgjigjet me kërcënim: Nuk e dini kah po shkon kjo luftë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, përmes rrjeteve sociale, ka shpërndarë një video në mbështetje të qytetarëve ukrainas në prag të Krishtlindjeve.
“Këto Krishtlindje, ne jemi më Ukrainën”, ka thënë Sunak
This Christmas, we’re with you Ukraine 🇬🇧🇺🇦
— Rishi Sunak (@RishiSunak) December 23, 2022
pic.twitter.com/uadO3uvfwi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, i cili ka falenderuar Sunakun dhe popullin britanik për mbështetjen.
“Jam shumë falënderues ndaj Sunak dhe të gjithë popullit britanik. Ne e ndjejmë mbështetjen tuaj. Ne e ndjejmë ngrohtësinë dhe dritën e zemrave tuaja. Le të mbizotëroj drita mbi errësirë. Kështu së bashku, do të mposhtim të keqen dhe do të rivendosim paqen në Ukrainë, Evropë dhe në botë. Gëzuar Krishtlindjet shokë!” ka shkruar Zelenski në Twitter.
Mirëpo, media shtetërore ruse RT, i është kundërpërgjigjur kësaj video më një video tjetër, ku e ka paralajmëruar Evropën, që vitin tjetër do të jetë një dimër i ftohtë e Krishtlindje pa energji elektrike.
“Urime Krishtlindjet anti-ruse. Nëse mediat e juaja nuk po ju tregojnë se kah është duke shkuar kjo luftë, ju mund ta shikoni RT, përmes VPN”, thuhet në sloganin e videos të publikuar nga RT.
Oh dear... 🤦♂️
— Francis Scarr (@francis_scarr) December 23, 2022
Russian state broadcaster RT has a Christmas message for Europeans pic.twitter.com/XSgymlnlFt
Duhet të kujtojmë se autoritetet më të larta ukrainase, prej presidentit Zelenskiy e deri te shefi i ushtrisë, kanë paralajmëruar mundësinë që Rusia të nis një ofensivë të re të shkallës së gjerë ndaj tyre në fillim të vitit 2023.
Këto paralajmërime u shtuan edhe disa ditë më parë, kur presidenti rus Vladimir Putin takoi gjeneralët e luftës.
Duke iu referuar mobilizimit të pjesshëm të 300 mijë ushtarëve rusë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikovi u shpreh se ndërsa gjysma po përdoreshin për të përforcuar forcat e Moskës, pjesa e mbetur po përgatitej për ofensivat e radhës.
“Pjesa e dytë e mobilizimit, gati 150 mijë ushtarë, nisën kurset trajnuese në kampe tjera,” – tha Reznikov duke folur për politikën ruse të mobilizimit që nisi në muajin tetor.
“Të rekrutuarve iu duhen minimumi tre muaj për t’u përgatitur. Kjo nënkupton se ata do të nisin valën e re të ofensivës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre.” - kishte thënë ai.
