Paralajmërime të zeza nga Ukraina: Putini po përgatitet për ofensivë të shkallës së gjerë këtë dimër - NACIONALE

Paralajmërime të zeza nga Ukraina: Putini po përgatitet për ofensivë të shkallës së gjerë këtë dimër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të lartë ukrainas thonë se Vladimir Putin po përgatet për një ofenzivë të re të madhe në vitin e ri, pavarësisht humbjeve turpëruese në beteja për Rusinë gjatë muajve të kaluar.

Artikulli i mëposhtëm është shkruar nga The Guardian, dhe përkthyer nga gazeta Nacionale.

Në një intervistë për the Guardian, ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov, u shpreh se ndërsa Rusia ishte e aftë të mbronte me sukses veten kundër sulmeve raketore të Rusisë që po shënjestronin infrastrukturën kyçe të vendit, prova të tjera po shfaqeshin se Kremlini po përgatitej për një ofanzivë të shkallës së gjerë.

Komentet e Reznikovit nuk janë të vetme.

Pati komente të bëra edhe nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, dhe shefi i forcave të armatosura Valerii Zaluzhnyi, por edhe nga shefi i forcave tokësore, Oleksandr Syrskii.

Ndërsa Reznikovi nënkuptoi se ofensiva e re mund të ndodhte në muajin shkurt, zyrtarët e tjerë besuan që mund të vinte edhe më herët.

Duke iu referuar mobilizimit të pjesshëm të 300 mijë ushtarëve rusë, Reznikovi u shpreh se ndërsa gjysma po përdoreshin për të përforcuar forcat e Meoskës, pjesa e mbetur po përgatitej për ofensivat e radhës.

“Pjesa e dytë e mobilizimit, gati 150 mijë ushtarë, nisën kurset trajnuese në kampe tjera,” – tha Reznikov duke folur për politikën ruse të mobilizimit që nisi në muajin tetor.

“Të rekrutuarve iu duhen minimumi tre muaj për t’u përgatitur. Kjo nënkupton se ata do të nisin valën e re të ofensivës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre.”

Këto paralajmërimve vijnë pas provave se Putini dëshiron ta vazhdojë luftën në Ukrainë edhe vitin tjetër duke blerë raketa nga Irani, dhe pas analizave nga komentatorët rusë që nënkuptojnë se Kremlini nuk sheh mundësi tërheqjeje nga konflikti.

Reznikovi shtoi tutje se priste që Rusia të vazhdonte mobilizimin e qytetarëve të saj përtej planit aktual.

“Kremlini po provon të gjejë zgjidhje të reja (për) mënyrën se si do të arrijë deri te fitorja,” – tha Reznikov.

Edhe gjenerali Zaluzhnyi tha paralajmërime të ngjashme për the Economist.

Vlerësimi që Rusia po përgatitet për një fushatë të shkallës së gjerë kundër Ukrainës në muajt e ardhshëm është i kundërt me ato të inteligjencës dhe analizat e fundit që thanë se tempoja e luftës – dhe përpjekjet e Rusisë – do të ngadalësoheshin në muajt e dimrit.

Reznikov u shpreh për The Guardian se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore e kishin rritur efektshmërinë e tyre prej 50 për qind gjatë kohës sa kishte nisur lufta në 80 për qind në muajin dhjetor.

Ai shtoi se Ukraina po e fitonte betejën ajrore me Rusinë.

Lajme të ngjashme