Brenda pak minutave: Kurti u thotë aleatëve se ‘Kosova është sovrane’, më pas i kërkon ndihmë NATO-s - NACIONALE

Brenda pak minutave: Kurti u thotë aleatëve se ‘Kosova është sovrane’, më pas i kërkon ndihmë NATO-s

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një fjalim të gjatë të shtunën para zyrtarëve e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “ata që po ankohen për veprimet unilaterale”, duke nënkuptuar këtu ndërkombëtarët, po ankohen pse është shpallur pavarësia. Pak minuta pak kësaj deklarate, ai ka kërkuar nga NATO rikthimin e zonës tokësore të sigurisë.

Gjatë këtij fjalimi, shefi i Qeverisë tha se ata që po ankohen për veprime unilaterale, po ankohen pse është shpallur pavarësia.

Kështu, ai kujtoi që Kosova është e pavarur, dhe se i ka çështjet e brendshme.

“Çështjet e brendshme të Kosovë, si shpallja e pavarësisë, padyshim që janë çështje të Kosovës. Ata që ankohen për veprimet tona unilaterale, janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë, pse fituam në GjND, pse përfundoi mbikqyrja e pavarësisë. Sundimi i ligjit për shtetin Sovran, është sikur frymëmarrja, është e njëanshme, përveç te ndihma e parë ndoshta, por Kosova mund të ketë pasur për ndihmë të parë në pranverën dhe verën e vitit 1999, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur ku sundimi i ligjit vjen si detyrë direkte nga sovraniteti i shtetit.” – u shpreh Kurti, transmeton Nacionale.

Por pak më vonë, ai kërkoi ndihmën e NATO-s. Fillimisht, shefi i Qeverisë kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë sanksionimin e Serbisë:

“Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjeshtë në vullnetin e popullit dhe legjislacionin, por edhe në vlerat perëndimore. Andaj BE, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme. Duhet të sanksionohen nga ShBA-të ,BE dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me persona që ndodhen në listë të zezë në Ballkan, pjesëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” që janë organizata terroriste”.

Më pas, ai kërkoi nga NATO që të rikthehet zona tokësore e sigurisë, e hequr në vitin 2001.

“Kjo listë e zezë duhet të japë rezultate përmes sanksionimit të të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta. Meqenëse brenda dy vjeteve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë, të cilën NATO e quan ground safety zone, në gjeësinë pesë kilpometra rrotull ufirit të Serbisë. U pat hequr në gushtin e viti 2001 kur kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinqixh, që e vranë dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi 5 kilomtërsh.” – tha Kurti.

Lajme të ngjashme