Braktisi vajzat e mitura në Suedi për të përfituar azil, arrestohet 36-vjecarja nga Tirana - NACIONALE

Braktisi vajzat e mitura në Suedi për të përfituar azil, arrestohet 36-vjecarja nga Tirana

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua 36-vjeçare, është arrestuar në një aeroport në Suedi, pasi që kishte braktisur vajzat e sajë të mitura me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet.

D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, është ngarkuar më veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur.”- thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit të policisë, vajzat e mitura 13 dhe 15 vjeçe, janë kthyer në Shqipëri.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet. Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet policore në Suedi, 2 shtetaset e mitura janë kthyer në Shqipëri.” – thuhet tutje në raport

Lajme të ngjashme