Brahimaj: VV-ja i ka të garantuara votat e Listës Serbe, prandaj e do votimin e fshehtë - NACIONALE

Brahimaj: VV-ja i ka të garantuara votat e Listës Serbe, prandaj e do votimin e fshehtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka treguar se pse VV-ja po insiston në votimin e fshehtë për krijimin e institucioneve të reja.

Ai ka vlerësuar se kjo po bëhet për shkak të Listës Serbe.

Sipas tij, VV-ja i ka të garantuar votat e Listës Serbe.

“Si duket VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe, ata po thonë që opozita po e bllokon procesin por çdo seancë kur po e lëshon sallën , po e lëshon Lista Serbe sallën edhe Nisma, këtyre vetëm ju duhet votimi i fshehtë sepse marrëveshjen e kanë”, ka thënë Brahimaj për “Front Online”.

Lajme të ngjashme