Boshnjaku nga Prizreni: S’jam shqiptar, por e ndjej veten të sigurt me juve
Gazeta Nacionale ka pyetur sot gjatë ditës qytetarët në Prishtinë rreth mendimeve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qytetarët u përballën me një pyetje direkte: A frikoheni se Amerika mund të na kthejë shpinën dhe çka ngjan nëse një gjë e tillë ndodh?
U përgjigjen shumë qytetarë, e në mesin e tyre ishte edhe një qytetar boshnjak, i cili tha se ndihet i sigurt me shqiptarët.
“Nuk kam koment. Jo, nuk tutem. Unë s’jam shqiptar, jam boshnjak i Prizrenit, unë e ndjej veten sigurt me juve” – i tha qytetari boshnjak nga Prizreni.