"Bosët e KEK-ut" punësojnë familjarët e tyre në korporatë
Javë më parë është raportuar për punësimet e shumë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në konkursin e fundit në Korporatën Elektroenergjitë të Kosovës(KEK). Por, lehtë nuk ia kanë lenë me punësime as zyrtarët e fuqishme të kësaj korporate, të cilën punojnë me vite aty.
Gazeta Nacionale ka siguruar emrat e familjarëve të zyrtarëve të lartë të KEK-ut që kanë qenë në komisionin vlerësuar në konkursin e fundit në KEK.
Madje, disa nga ta nuk i kanë plotësuar as kushtet e konkursit për pranim në punë.
Nacionale ka mësuar se Hysni Dragusha, inxhinieri i mirëmbajtjes mekanike, ka punësuar djalin, Vullnet Dragusha si teknik i makinerisë.
Ardiana Sadiku, një zyrtare tjetër e KEK-ut, e cila ka qenë anëtare e komisionit, ka punësuar vëllain e saj Arsim Sadikun në pozitën teknik i makinerisë.

Mundësinë për të punësuar familjarë nuk e ka lenë pa e shfrytëzuar as Gani Pacolli, që punon në sektorin e burimeve njerëzore në KEK.
Pacolli, ka punësuar djalin e tij, Florent Pacollin, si teknik i makinerisë, edhe pse nuk ka te kryer shkollim adekuat për ketë pozitë.

Ai ka përfunduar Gjimnazin, ndërsa njëra nder kriteret e konkursit për tu pranuar në KEK ka qenë përfundimi i shkollës teknike të makinerisë.
Ndërsa i shumë përfoluri Ylli Shala, i cili ka punësuar vëllain e ti nuk është ndalur më kaq.
Gazeta ka mësuar se Shala ka punësuar edhe dy vëllezërit e nënës, Kosovar Mehmetin dhe Daim Mehmetin.
Ndërsa i punësuar në KEK në konkursin e fundit është edhe Valon Gashi, i cili është i afërt me deputetin e Vetëvendosjes, Halil Thaçi. Madje Gashi, merr vesh Nacionale, nuk ka përmbushur kriterin e shkollimit minimal për t’u punësuar në KEK siç kërkohej në konkursin e fundit.

Punësimet partiake
Kohë me parë, Nacionale ka raportuar se në këtë konkurs ishin punësuar shumë familjar të zyrtarëve të lartë të LV-së dhe aktivistë të kësaj partie.
Halil Thaçi, deputet i LV-së nga Obiliq, kishte punësuar nipin (djalin e hallës) Maliq Gërguri; djalin e axhës, Fatos Thaçin dhe kushërinjtë e nderuar Flamur Thaçi e Besim Thaçi.
Nga burimet e saj gazeta ka mësuar se një gjë të tillë deputeti e ka arritur përmes ndikimit që ka pasur te anëtari i komisionit vlerësues në këtë konkurs, Zymer Morina, të cilin e ka mik të ngushtë.
As ky i fundit nuk ia ka lënë lehtë me punësime në këtë konkurs. Gazeta Nacionale ka mësuar se Morina ka punësuar djalin dhe disa familjarë tjerë.
Gazeta ka raportuar se deputeti i VV-së, Halil Thaçi, kishte punësuar një pjesë të strukturës së LVV-së në Obiliq dhe disa aktivistë të kësaj partie.
Nacionale ka njoftuar se rrogë të KEK-ut do të marrë vëllai i shefit të LVV-së në Kuvendin e Obiliqit, Sami Ahmetit.
Gjithashtu në KEK ishte punësuar shef i shtabit zgjedhor në zgjedhjet lokale, Ermal Berisha, si dhe aktivistët Bujar Mehmeti, Samir Mjekiqi, Florim Terholli, Egzon Zhegrova, Besart Mehani, Valmir Svirca dhe Sabri Elshani.
Pas dyshimeve për parregullsi të mëdha në këtë konkurs, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet. Ndërsa partitë opozitare kanë themelua një komision hetimor parlamentar për ti hetuar këto parregullsi.