Borrell ua bën të qartë Kurtit e Vuçiqit: Sot flasim për implementim - NACIONALE

Borrell ua bën të qartë Kurtit e Vuçiqit: Sot flasim për implementim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka folur para mediave, para se të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçq – pasuar nga ora 18:00 me një takim trilateral.

Ai ka përsëritur se në shumë prej takimeve të kaluara, janë marrë me menaxhimin e krizës, në vend të implementimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Ne jemi takuar disa herë vitin e kaluar, disa herë. Në disa raste, diskutimet kanë qenë intense, gati në të gjitha takimet, në shtator, në tetor, në maj, në qershor, jemi fokusuar në menaxhimin e krizës më shumë.

Një krizë pas tjetrës. Disa ngjarje që na mbajnë shumë të zënë, duke kërkuar një zgjidhje për krizën. Në vend që të merremi me implementimin e marrëveshjes, në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjeve që janë arritur në mars dhe në shkurt.” – tha ai, transmeton Nacionale.

Borrell tutje ka shtuar se ka pasur mungsë të përkushtimit, progresit, implementimit e vullnetit nga të dyja palët.

“Nëse shihni pas në disa nga këto takime, do të shihni që ka pasur mungesë të përkushtimit, mungesë të progresit, mungesë të implementimit, të vullnetit për konsensus. Sot, shpresoj, që do të dërgojmë një mesazh tjetër, dhe të përfundojmë në një mënyrë ndryshe.” – tha ai.

Tutje, kryediplomati evropian e bëri të qartë se në pozitën që mban ai aktualisht, e atë që e ka emisari Miroslav Lajçak, pas disa muajve do të vijnë njerëz të rinj – megjithatë – qëllimi do të mbetet i njëjtë.

“Emisari Miroslav Lajçak ka punuar, dhe unë dua të flas me dy liderët se çka është arritur në dialog gjatë mandatit tonë. Po ashtu, do të jetë e rëndësishme që të kuptojmë se si palët e shohin të ardhmen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si duan palët të vazhdojë kjo punë.

Do të ketë njerëz të tjerë, emra të ndryshëm, në punët tona pas disa muajve, megjithatë, pritjet e BE-së nuk do të ndryshojnë, shtetet anëtare, përkushtimet dhe obligimet e Kosovës e Serbisë nuk do të largohen. Të gjithë do të shikojnë te kapaciteti dhe vullneti i presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës që të sjellin një të ardhme më të mirë për popujt e tyre.” – tha ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Borrell shtoi:

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është në zemër të BE-së, dhe përfshirja e Ballkanit Perëndimor. Kjo është e lidhur ngushtë edhe me anëtarësimin e tyre.

Dialogu ka pasur disa arritje, që disa herë janë anashkaluar, nuk duhet të injorohen ato, kemi pasur disa arritje të rëndësishme. Është Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit.

Dhe tani në kohëra të një lufte në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshje për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë, është një arritje. Megjithatë, implementimi i saj ende nuk ka filluar, dhe shpresoj që sot të diskutojmë definitivisht se si të sigurohemi që do të ecim më në fund përpara.”

Në fund, shefi i diplomacisë evropiane e bëri me dije se sot do të flasin për hapat e ardhshëm, dhe hapat konkret të implementimit. “Implementimi” siç tha Borrell, do të jetë fjala kyçe e takimit të sotëm.

“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.” – tha Borrell.

Lajme të ngjashme