Borrell takon Presidenten e BERZh-it, flasin për dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Borrell takon Presidenten e BERZh-it, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka takuar Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën ka biseduar edhe për Dialogun Kosovë-Serbi.

“Takim i mirë me Odile Renaud, Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Dialogun Beograd-Prishtinë dhe investimet klimatike në Afrikë. Ne vazhdojmë të çojmë para bashkëpunimin tonë BE-BERZh drejt qëllimeve të përbashkëta në fuqizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Një takim i tillë vjen edhe në konektstin kur BE ka vendosur masat e para ndëshkuese, politiko-financiare, duke pezulluar disa fonde ndihmëse për Kosovën, pezullimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, si dhe vizitat e larta bilaterale.

Ndërkaq BERZh, më 2 qershor (masat ndëshkuese të BE-së kanë nisur më 28 qershor) kishte dhënë një grant prej 2.5 milionë eurosh ministrisë së financave, për një projekt në Gjilan.

Nuk dihet nëse BE dhe BERZh kanë folur rreth masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme