Borrell takohet me sekretarin e OKB-së: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres.
Borrell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se mes tjerash, kanë diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.
In-depth discussion with @UN SG @antonioguterres last night ahead of my annual briefing to the UN Security Council.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 23, 2023
We discussed Ukraine, efforts to tackle climate change, developments in Latin America, MEPP, Ethiopia, Sahel & normalisation of relations between Serbia & Kosovo. pic.twitter.com/qgoMJQBUFs
“Diskutim i thellë me sekretarin Antonio Gueterres, mbrëmë përpara konferencës sime vjetore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Diskutuam për Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, MMPH, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se të hënën, më 27 shkurt, Borrell pret në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, sot i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Llajçak, mund të ketë forcuar edhe më shumë zërat që e potencojnë rëndësinë e këtij takimi.
“Tash ka ardhë koha që ata ta pranojnë zyrtarisht edhe publikisht propozimin (planin franko-gjerman) dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” – u shpreh z. Lajçak për Tanjug, përcjell Kosovo-Online.
