Borrell: Evropa nuk është e plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se zgjerimi do të jetë histori suksesi dhe se Evropa nuk është e plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këto deklarata, ai i ka bërë në Austri, ku pranoi çmimin Dr. Alois Mock Europe.
“Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtare.” – ka thënë ai, sipas“Klan Kosova”.
Ndryshe, Borrell po qëndron në Austri ku po marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa pritet të ketë edhe takime bilaterale.
Ndërkohë, Kosova atje po përfaqësohet nga kryediplomatja Donika Gërvalla.