Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm të lëvizë përpara, insistoi me njohjen de-facto të Kosovës
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshme për rezultate në dialog.
Në një konferencë për media, ai ka thënë Kurti nuk ishte i gatshëm që të fillon Asociacionin.
Sipas tij, Kurti ka insistuar në njohjen e Kosovës.
“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet, ka deklaruar kryediplomati i BE-së.