Borell: Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje dje për personat e zhdukur
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia të martën kanë arritur marrëveshje për personat e zhdukur.
Miratimi i këtij dakordimi do të miratohet në takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
‘’Marrëveshja që kryenegociatorët arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm është hapi i parë. Ne do ta miratojmë këtë marrëveshje në takimin e radhës në mes liderësh.’’- ka deklaruar Borell në Twitter.
Borell, po ashtu ka deklaruar se BE-ja, pret që të dy palët Kosova dhe Serbia, të respektojnë marrëveshjet dhe të shmangin çdo përshkallëzim.
Kujtojmë se dje më 4 prill, në Bruksel janë takuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
The agreement they reached on the text on the declaration on missing persons during yesterday’s chief negotiators meeting is a first step.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 5, 2023
We will endorse it at leaders level at the next high level meeting I will convene.