Borë e ftohtë, parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Borë e ftohtë, parashikimi i motit për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mot i ftohtë pritet të mbretërojë të premten e 27 janarit.

Të paktën kështu ka vlerësuar sajti i parashikimeve, Prishtina Weather. Gjithsesi, sot nuk përjashtohen as reshjet e borës.

Situatë e tillë pritet të jetë edhe gjatë fundjavës.

27.01 - Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore.

28.01 - Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

29.01 - Ftohtë e me vransira.

30.01 - Ftohtë, kryesisht me vransira. DItën edhe intervale me diell.

Temperaturat në rënie. Minimalet zbresin edhe në -2 e -4C, e ato maksimale në 0C e 1C.

Të enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 6-12m/s, nga dita e premte verilindore, e në fundjavë e lehtë.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, e në fundjavë në rritje.

Lajme të ngjashme