Bordi has në parregullsi gjatë raportimit të RTK2 pas situatës në veri, paralajmërohen masa të ashpra - NACIONALE

Bordi has në parregullsi gjatë raportimit të RTK2 pas situatës në veri, paralajmërohen masa të ashpra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se në “RTK2” janë hasur parregullsi gjatë raportimit në lidhje me situatën në veri.

Për këtë, ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të merren masa të menjëhershme dhe të ashpra.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veri të vendit, që nga dita e parë ne jemi duke e përcjellë vazhdimisht raportimin edhe në RTK2 dhe janë mbajtur evidenca, e ku janë hasur edhe parregullsi në raportim. Bordi i RTK-së do të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra.” u shpreh ai.

Ndërkohë, më herët në media u raportua se kanali dy i Radio Televizionit të Kosovës që operon në gjuhën serbe, ka lejuar përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija”, si dhe terroristët janë cilësuar si “viktima”.

Lajme të ngjashme