Bora zbardhi Kosovën - NACIONALE

Bora zbardhi Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e shiut që pritet të shndërrohen edhe në bore gjatë mbrëmjes, vazhdojnë natën vende-vende deri në mëngjes. Të enjten mbetet mot më i fohtë kryesisht me vransira në lindje të vendit e intervale me diell në perëndim.

Shtirja e anticiklonit mbi vend favorizon mot kryesisht me kthjellime në fundjavë si dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditëve të ardhshme, e vetëm gjatë mbrëmjes, në periudha të qetësisë, me ndotësit ajror që mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, indeksi mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta, kryesisht të premtën dhe shtunën.

16.03 - Reshje të borës vazhdojnë vende-vende deri në mëngjes. DItën mbetet ftohtë, kryesisht me vransira në lindje të vendit, e intervale me diell në Dukagjin.

17.03 - Vransira dhe intervale me diell.

18.03 - Kthjellime e diell. Ngrica në mëngjes.

19.03 - Kryesisht me diell. Më ngrohtë gjatë ditës.

20.03 - Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3C ditën e shtunë, ndërkaq ato maksimale pas rënies në 6C ditën e enjte, në fundjavë shënojnë rritje deri në 16C.

Frynë erë mesatarisht e fuqishme nga veriu 7-14m/s, ditën e enjte, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 1-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Lajme të ngjashme