Boll është boll: Anatomia e postimit viral të përkrahësit të Kurtit pasi na dënoi Amerika - NACIONALE

Boll është boll: Anatomia e postimit viral të përkrahësit të Kurtit pasi na dënoi Amerika

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luan Gacaferi, që duket se është aktivist i partisë “Guxo” (së paku në bazë të fotografive), ka bërë një postim mbrëmë, i cili postim u bë jashtëzakonisht viral, duke u shpërnda shumë në rrjetin social “Facebook”. Nga analiza e profilit të tij, Gacaferi del të jetë i afërt me partinë Guxo, pasi ka disa postime përkrahëse për eksponentët e kësaj partie, përfshirë ministrin Faton Peci, deputetët Burim Meta dhe Haxhi Avdyli. Sigurisht, Gacaferi është përkrahës edhei kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka quajtur edhe gjeni. Por çfarë shkroi Gacaferi?

Qytetari me emrin Luan dhe mbiemrin Gacaferi, që më shumë gjasë jeton në diasporë, ka shkruar 22 fjali, në të cilat ka sulmuar “miqtë” e Kosovës, duke i akuzuar për shumë çështje. Postimi i Gacaferit është krejtësisht në terma negativ ndaj miqve të Kosovës, duke i kritikuar ashpër ata…dhe madje duke u shërbyer me lajme të rreme.

Së pari, lexojeni të plotë postimin e Gacaferit:

"Për miqtë i dorzuam armët pas lufte!

Për miqtë e zhveshem uniformën e UÇK'së, pas lufte!

Për miqtë hjekem dorë nga ushtria jonë, pas lufte!

Për miqtë pranuam qe edhe mos të blejmë asnjë armë!

Për miqtë pranuam edhe 10 deputetë serb në parlament më 30 mijë vota!

Për miqt, pranuam që të shpallëmi Republikë multietnike me 95% shqiptarë!

Për miqtë pranuam ndarjen e Mitrovicës pas lufte!

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Maqedoninë

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Malin e Zi!

Për miqtë lejuam edhe targat e Millosheviqit në Kosovë!

Për miqtë pranuam edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka asnjë Shkja!

Për miqtë i duruam hajnat për 20 vjetë!

Për miqtë mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan!

Për miqtë edhe zavëndes kryeministrin e parë e pranuam Shkja!

Për miqtë e votuam edhe gjykatën e Hagës!

Për miqtë pranuam edhe krimineli Radojaiç të na poshtëron!

Për miqtë as urën e Ibrit nuk e kalum për 23 vjetë!

Për miqtë pranuam edhe flamurin kombëtar t'a zavendësojmë më flamurin me 6 ylla!

Për miqtë hoqem dorë edhe nga bashkimi kombëtar!

Për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm asgjë!

Tani nuk do pranojmë që për miqtë t'a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin, dhe gjithë veriun e Kosovës!

Boll është boll!" - shkroi Gacaferi.

Le të fillojmë analizën…

Që në fillim, z. Gacaferi thekson se “për miqtë i dorëzuam armët pas lufte”, “hjekëm dorë nga ushtria jonë” dhe “zhveshëm uniformën e UÇK-së”. Në fakt, asnjëra s’është e vertetë. E para, armët pas lufte nuk u dorëzuan në masë të madhe, ndonëse kishte një marrëveshje për dorëzimin e tyre. Sot kosovarët janë në vendin e 17-të në botë, ku 26.6% e qytetarëve mbajnë të paktën një armë në shtëpitë e tyre.

Në fakt, as uniforma e UÇK-së nuk u zhvesh. Përmes një marrëveshjeje mes UÇK-së dhe ndërkombëtarëve, UÇK-ja u transformua në TMK, e cila pas pavarësisë u transofrmua sërish në FSK. Dhë në fund, FSK-ja u bë ushtri e Kosovës përmes ndryshimeve ligjore në kohën e qeverisë së Ramush Haradinaj. Andaj, Kosova ka ushtri, rrjedhimisht konstatimi i Gacaferit se “hjekëm dorë nga ushtria jonë” është i pasaktë.

Në lidhje me “10 deputetët serbë”, z. Gacaferi e harron faktin se një gjë e tillë ishte kompromis gjatë procesit të negociatave në Vjenë, e cila në fund solli pavarësinë e Kosovë. Pra 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për pavarësinë e Kosovës, nuk është edhe aq marrëveshje e dëmshme, dorën në zemër.

Z. Gacaferi i akuzon miqtë e Kosovës për ndarjen e Mitrovicës pas luftës. Në fakt, territorialisht dhe ligjërisht, rajoni i Mitrovicës është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës dhe Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku janë komuna në shtetin e Kosovës. Nuk ka ndarje territorial, por vetëm ndarje administrative komunale.

Në fakt, Gacaferi ka përdorur edhe terme denigruese ndaj serbëve, duke shkruar se “për miqtë edhe zëvendëskryeministrin e parë e pranuam shkj*”. Ai bën edhe disa pretendime të çuditshme, duke shkruar se “për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm asgjë!”. Gacaferi harron çuditërisht që në 30 vitet e fundit, Kosova nga një krahinë e shtypur në Serbi, u çlirua me 1999 (për shkak të intervenimit humanitar të miqve ndërkombëtarë, posaçërisht ShBA-së) dhe u pavarësua më 2008, përsëri për shkak të koordinimit me ndërkombëtarët.

Në fund, Gacaferi shkruan “boll është boll!”, ndonëse nuk tregon se për çka është boll dhe kujt po i thotë boll.

Lajme të ngjashme