Bojkoti i referendumit nga serbët “shkarkim plebishitar” i kryetarëve në veri, thotë Lutfi Haziri
Bojkotimin e referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe nga banorët shumicë lokalë, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur në fakt “shkarkim plebishitar”.
Bojkoti i këtij procesi “duhet të jetë shqetësim shumë i madh” për Qeverinë e Kosovës, ka pohuar Haziri,
Postimi i plotë:
Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.
Ky është "shkarkim plebishitar" i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.
Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.
Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!