Bllokada në Kuvend, Gashi i LDK-së: Kompromisi urgjencë kombëtare, s’ka më kohë për të humbur - NACIONALE

Bllokada në Kuvend, Gashi i LDK-së: Kompromisi urgjencë kombëtare, s’ka më kohë për të humbur

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Kompromisi është urgjencë kombëtare”.

Kështu tha Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas dështimit të 43’të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme