Blinken i “mëshon” Dodikut të Republika Srpska-s: Po e ndjekë rrugën e Putinit
Numri tre i administratës amerikane, Antony Blinken është shprehur i zhgënjyer me miratimin e projektligjit të parlamentit të Republika Srpska për ndryshimin e kodit penal që rikthen dënimin për shpifje.
Me anë të një postimi në Tëitter, Blinken ka shkruar se me këtë kryetari i Republika Srpska-s, Milorad Dodik tregon se është duke ndjekur rrugën autoritare të Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë.
“Sulmet e kryetarit Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Milorad Dodik’s attacks on basic rights and freedoms in Republika Srpska show he is on President Putin’s authoritarian path. @StateDept, represented by Amb. Murphy, continues to advocate for the democratic and prosperous future that all citizens of Bosnia and Herzegovina deserve.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 29, 2023
