'Blindohet' Kurti: Momenti kur arrin në Kuvend me tre xhipa të zi e me 7 roje - NACIONALE

'Blindohet' Kurti: Momenti kur arrin në Kuvend me tre xhipa të zi e me 7 roje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me tre gjipa të zi e një numër të lartë zyrtarësh të mbrojtjes së afërt, kryeministri në largim, Albin Kurti ka arritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës.

Kurti si zakonisht, edhe sot ka refuzuar të flasë para gazetarëve.

Theksojmë se sot për herë të dhjetë, Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive. Herën e kaluar, pushteti kërkoi votim të fshehtë përmes kryesuesit Avni Dehari.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënyrë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” tha ai, transmeton Nacionale.

Opozita e deritanishme e konsideroi këtë si një shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores për punën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme