Blerja e raketave “Javelin”, FSK-ja e kryen pagesën e parë - NACIONALE

Blerja e raketave “Javelin”, FSK-ja e kryen pagesën e parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova ka avancuar në procesin e blerjes së raketave “Javelin”.

Ai ka treguar se tashmë FSK-ja e ka bërë pjesën e parë të pagesës.

Në një prononcim për “Kohën”, ai ka thënë se Javelin do të jetë pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ne jemi në proces për blerjen, pra prokurimin e këtij sistemi. Ne kemi ekzekutuar tanimë pagesën e parë për këtë sistem, pra që nënkupton se jo vetëm që është miratuar, por jemi në proceset në vazhdimësi për të pasur në inventarin tonë këtë sistem. Pra është çështje e kryer, Javelin do të jetë pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme