Blerim Vela: Policia po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun
Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka quajtur të papranueshme përpjekjet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi sipas Velës, ai po tenton që veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimin me agresion si normë udhëzuese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të bazohen vetëm në njohjen reciproke, barazinë dhe reciprocitetin. Regjimi i Vuçiqit po pretendon rrejshëm se ka një “realitet të ri politik” dhe ligjor në veri Kosovës”, ka shkruar Vela.
Sipas tij, Policia e Kosovës dhe institucionet po e kryejnë detyrën në të gjithë territorin.
“Policia dhe institucionet tona po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun”, ka shtuar ai.

