Blerim Vela: Barrikadat në veri u vendosën me urdhër të Vuçiqit
Lidhur me situatën e tensionuar në veri, kanë ardhur reagime edhe nga Zyra e Presidentes.
Blerim Vela, Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se barrikadimi i rrugëve në pjesën veriore është urdhër i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Me urdhër direkt të Vuçiqit, strukturale ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë. Vuciq bart përgjegjësinë e plotë në rast të ndonjë eskalimi të situatës në terren. Ai do të dështojë”, thuhet në postimin e Velës.
Kujtojmë se në lidhje me situatën në veri ende nuk ka ardhur asnjë reagim direkt nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
On Vučić’s direct orders, #Serbia’s illegal structures in #Kosovo have set up barricades on some roads in the north.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 31, 2022
This is a blatant attempt to undermine rule of law in 🇽🇰.
Vučić bares the full responsibility for any escalation of the situation on the ground.
He will fail!