Sekretari i Partisë Socialiste: Kërkohet të goditet ajo se që e çliroi Kosovën, pra lufta e UÇK-së - NACIONALE

Sekretari i Partisë Socialiste: Kërkohet të goditet ajo se që e çliroi Kosovën, pra lufta e UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sjellë në pah bisedat që ai pati me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, gjatë një takimi në Hagë. Klosi foli për këto biseda në një intervistë në emisionin "Now" të Euronews Albania.

Duke theksuar rëndësinë e lirisë së Kosovës, Klosi u shpreh se, gjatë bisedës së tij me Thaçin, ai kuptoi se kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) mori armët për të luftuar, ata nuk e kishin menduar asnjëherë se do të merrnin postet e larta qeveritare dhe as nuk e kishin menduar për akuzat që mund të rëndonin mbi ta në të ardhmen.

“Pata nderin që të isha në Hagë para pak ditësh dhe të takoja Thaçin, pata një ndjesi direkte të tij për disa orë për atë çfarë priste nga aktakuza. Në të gjithë këtë histori nuk kërkohet që të goditet Thaçi dhe miqtë e tij, por kërkohet të goditet ajo se kush e çliroi Kosovën, pra që lufta e UÇK-së të përbaltet. Besoj se historia do të flasë qartë për heroizmin e tyre për çlirimin e Kosovës. Thaçi i qetë dhe shumë krenar për atë që ka bërë më tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as që do bëheshin kryeministra , as presidentë dhe as s’do kishin këtë proces gjyqësor, por i morën armët për të çliruar Kosovën dhe ata ia arritën qëllimit.” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme