Bislimi: Rregullorja e BQK-së hyn në fuqi nesër, deklaratat e QUINT-it u keqinterpretuan - NACIONALE

Bislimi: Rregullorja e BQK-së hyn në fuqi nesër, deklaratat e QUINT-it u keqinterpretuan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar edhe një herë se rregullorja e re e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës që përfshin disa pika hyn në fuqi nesër.

Ai ka përmendur fillimisht që rregullorja ka “një varg risi”, por sipas tij, e gjithë kjo është parë vetëm nga këndi i ndikimit të transportimit të valutave në dinarë.

“Rregullorja hyn në fuqi nesër, tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë, e shpërfillë rregulloren në tërësi…më lejoni të përsris që rregullorja e BQK-së as s’e ndalon, as s’e lejon, as s’merret me dinarin serb. Dinari serb s’ka qenë i lejuar as më herët.” – tha ai.

Bislimi tutje në një konferencë për media ka thënë se “ka brenga” që lidhen me këtë, por se kërkesat dhe mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë janë keqinterpretuar.

Ka një sërë brengash që ndërlidhen me ndikimin që rregullorja mund të kenë te ata qytetarë ë kanë pranuar transfere prej Srbisë nga strukturat paralele. Java e kaluar pati takime, reagime, kërkesa ka pasur një mori keqintepretimesh të mesazheve kryesore që kanë dalë nga këto takime e deklarata.” – u shpreh ai.

Ai tutje, ka thënë se ndërkombëtarët nuk e vënë në dyshim ligjshmërinë e rregullores së miratuar nga BQK-ja.

“Asnjë nga kërkesat e palëve të përfshira, e sidomos ndërkombëtarët, nuk e vënë në dyshim ligjshmërinë e rregullores së miratuar nga BQK-ja. Nuk e vë në dyshim as faktin që BQK-ja është institucioni i vetëm që dizajnon dhe zbaton politikën monetare në vend. BQK në këtë process është institucion i pavarur, dhe i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare. Nuk e kontestojnë që euro ka qenë dhe vazhdon të jetë valuta zyrtare, e vlerësojnë lartë nevojen për mbrojtjen e qytetarëve dhe sistemit bankar.” – tha ai.

Sipas Bislimit, ndërkombëtarët kanë brengën se komuniteti serb nuk ka pasur shumë kohë të jetë i informuar mbi implikimet e zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Bëhet e qartë që kërkesa parësore është sigurimi i një tranzicioni të lehtësuar dhe siguria te qytetarët serbë që implementimi nuk nënkupton ndalim të transfere nga Serbia…Menahxmenti i BQK-së ka ofruar opsione se si mund të rregullohet kjo pa shkaktuar vështirësi dhe paqartësi te qytetarët serbë që kanë operuar me monedhën dinarë deri më tani.” – tha ai.

Lajme të ngjashme