Bislimi: Raporti i DASH-it goditi Serbinë për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve të Luginës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022.
Bislimi ka treguar se në këtë raport, Serbia kritikohet ashpër për diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në faqet 30-32 të raportit, theksohet se "shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë", dhe se "aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative".
"Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë... Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvigëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi," thuhet në Raport.
Bislimi ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i punës për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës, dhe se Ligja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vijojë të kontribuojë për të arritur këtë qëllim.
Postimi i plotë: