Bislimi: Plani franko-gjerman tregon kornizën bazë, ai nënkupton njohjen “de facto”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka pranuar se plani franko-gjerman nuk parasheh njohjen reciproke në mes të dy vendeve.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se ky plan nënkupton vetëm njohjen “de fakto” në mes të dy vendeve.
Ai ka bërë me dije se detajet e këtij plani do të diskutohen në aneksin implementues të marrëveshjes.
“Platforma tregon vetëm principet e veprimet bazë, ndërkohë gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj, duhet diskutuar në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman tregon kornizën bazë, që nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve, ndërkohë se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, e cilat duhet modifikuar, cilat duhet të zbatohen e si të zbatohen, për këtë do të diskutojnë palët në Bruksel”, ka thënë Bislimi.
Ai ka deklaruar se deri me tani nuk është diskutuar për asnjë marrëevshje tjetër në mënyrë te veçantë.
“Nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman”, është shprehur Bislimi.