Bislimi për masat: Ia vlejti, Radojçiqi është në arrati
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori në dialog, Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. Aty, ai ka folur edhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura para një viti, derisa iu përmend edhe komunikimi i shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.
Ai ka thënë se është dashur të merret një vendim, “ose të hiqet dorë nga sovraniteti në veri, ose të paguhet një çmim”.
Ky çmim, pra masat ndëshkuese, sipas tij ia ka vlejtur pasi veriu është “si të ndërtohet një shtet tjetër”, derisa përmendi se Radojiçiq është në arrati.
“Tash, në situatën që kemi qenë atëherë, është dashtë me marrë vendim, ose me heqë dorë nga sovraniteti në veri, ose me pagu një çmim. Mendojmë se ia ka vlejtë, sepse situata sot në veri është si nata me ditën në situatën para dy tri viteve. Merre situatën e pagesës, merri rrugët ilegale, kultivimi i kanabisit, targat, është si me ndërtu një shtet tjetër. Ia ka vlejtë pesë herë shumën për të cilën po diskutojmë. I aka vlejtë mos me lëshu pe, kërkesa ka qernë me lëshu pe, ti me dalë në zgjedhje, mi fitu, e mos me shku në zyrë, nashta masat i kemi pagu, por Radojiçiq është në arrati.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Këtu, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi i ndërpreu fjalën, duke i thënë: “Ju folët në telefon me të?”
“Unë s’fola në telefon. Nejse ju keni nevojë për qito deklarata.” – u përgjigj Bislimi.
“S’mundesh me kesh Radojiciqin, kru merreni vesh me të...” – tha ajo më pas.
Borrell rekomandon heqjen e masave?
Siç raportoi “Radio Evropa e Lirë” mëngjesin e së mërkurës, kryediplomati evropian, Josep Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas këtij raportimi, Borell ka rekomanduar ndaj shteteve anëtare që të hiqen masat ndaj Kosovës.
“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë.” – kanë thënë burimet e mediumit.
Ky raport, është duke u diskutuar aktualisht në Komitetin për Politikë dhe Siguri të BE-së.