Bislimi për 11 pikat e marrëveshjes: Mungon njohja reciproke si qëllimi final
Zëvendësministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, në një interviste për RTK Prime ka komentuar propozimin evropian, pikat e të cilit u bën publike në fillim të kësaj jave.
Ai ka thënë se problemi më i madh këtu nuk është përmbajtja e neneve aktuale por ai i neneve të munguara.
Këtu Bislmi përmendi ‘njohjen reciproke’ mes Kosovës dhe Serbisë si një nga nenet e munguara e që sipas tij përbën qëllimin final të dialogut.
“Nuk është problematika të përmbajtja e neneve të caktuara sa është të nenet e munguara. D.m.th. mungon njohja reciproke si qëllimi final. Mungon neni që tregon garanci të forta të bashkësisë ndërkombëtare që ato avancime të cilat janë të parapara në nenet e para sidomos me siguri të plota do të implementohen. Mendoj që këto garanci do të jenë pak e vështirë të prezantohen edhe në aneks për shkak se ka një mosunitet brenda BE-së rreth njohjes së Kosovës. Andaj edhe palët, e sidomos BE-ja po përpiqet të gjejë ato mekanizma të cilat i tejkalojnë këto vështirësi – tha Bislimi