Bislimi pas takimit trepalësh: Serbia e interesuar vetëm për aprovimin e draftit të Asociacionit - NACIONALE

Bislimi pas takimit trepalësh: Serbia e interesuar vetëm për aprovimin e draftit të Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Bruksel është mbajtur raundi i radhës i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Kësaj radhe, në Bruksel nën lehtësimin e Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, janë takuar Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë.

Pas takimit trepalësh është deklaruar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Ai ka theksuar se Serbia ishte e interesuar vetëm për një pikë, atë të aprovimimit të draftit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera pasi të ecet përpara me zbatim të Asociacionit. Ndërsa pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotëni. Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozime do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Në një komunikatë për medie, Qeveria e Kosovës ka thënë se nga ky takim trepalësh u kuptua që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi.

“Nga diskutimet, sidomos në dy pikat e para, u ekspozua sërish fakti tashmë i konfirmuar disa herë dhe publikisht që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.

Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit.

Ndërkohë, zvarritje në zbatim nga ana e Serbisë janë evidentuar nga kryenegociatori i Kosovës edhe në Marrëveshjen e Energjisë”ka thënë Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me takimin trepalësh është deklaruar edhe i dërguari i BE-së. Lajçaku ka shkurar shkurtimisht në profilin e tij në rrjetin social “X”.

“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’.

Nga ana tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pretendoi se "Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”.

Petkoviq, megjithatë, konfirmoi deklarimin e Bislimit në lidhje me insistimin për formimin e Asociacionit të komunave serbe, raporton Tanjug.

Lajme të ngjashme