Bislimi, opozitës: Mos dezinformoni, në thesar ka më pak para se vitin e kaluar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar partitë opozitare se po dezinformojnë kur po deklarojnë se Qeveria po i mban mjetet në Thesar.
Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se në këtë vite në thesar ka më pak të holla se sa në vitin e kaluar.
“Dua të deklarohem për atë që gjoja që qeveria po i mban paratë në thesar dhe nuk po i shpenzon. Në ditën e sotme të vitit të kaluar në thesar kemi pasur 702 milionë euro, sot kemi 607 milionë euro kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Në ndërkohë qe të hyrat janë rritur 12 për qind është mirë ta ndaloni këtë dezinformatë se nuk i shërben askujt”, ka thënë Bislimi.